Berisha: Diaspora shqiptare e madhe, do kontribuojmë në ruajtjen e identitetit

23 Mars 2025 | 16:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takime në Napoli të Italisë,  me bashkatdhetarët shqiptarë.

Në pritjen që i ka bërë Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta dhe biznesmeni shqiptar Kujtim Potja, Berisha ka thënë se platforma e PD-së përfshin mbrojtjen e identitetit të shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

“Do bëjmë gjithçka që të kontribuojmë në ruajtjen e kulturës dhe të identitetit, kudo që janë shqiptarët”,-tha Berisha.

Në fjalën e tij Berisha foli edhe për plagën e emigrimit, e cila e ka tkurrur ndjeshëm popullsinë brenda Shqipërisë.

Në pamjet që ka ndarë Partia Demokratike, Berisha ka marrë dhuratë një dorezë boksi, si simbol i mundjes së kundërshtarit, dhe një shishe shampanje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026