“PD është partia e të pamundurave”, Kraja: Ja ambiciet tona për zgjedhjet

23 Mars 2025 | 22:03

Akil Kraja, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku tha se PD-ja është partia e të pamundurave, e sipas tij ka ndryshim të madh me Partinë Socialiste në Tiranë.

Ai tha se ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës është në burg, ndryshimi është madhor, pasi nga një anë kemi një Tiranë nën “thundrën e korrupsionit” ndërsa nga ana tjetër janë demokratët patriot, që sipas Krajës kanë vetëm një ambicie të frenojnë shpopullimin dhe korrupsionin.

“nga një anë kemi një tiranë nën thundrën e korrupsionit, e cila mbulohet me asete publike që synojnë të mbulojnë realitetin e shëmtuar. Nga ana tjetër kemi një mori demokratësh që janë të shkëputur nga çdo interes shtetëror që kanë vetëm një ambicie, të frenojnë shpopullimin, të frenojnë korrupsionin, të frenojnë shpërbërjen e administratës publike, me paaftësi, me rrjedhje të dhënash publike, e mbi të gjitha të frenojmë këtë varfërim të shqiptarëve. Kjo e fundit vihet re kryesisht në Tiranë ku kemi kulla me apartamente 5000-6000 euro metri katror e nga ana tjetër kemi familje të reja shqiptare që mezi mbyllin muaj”,-tha Kraja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026