Gazetari Sadiku: Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, qyteti ku është spostuar

24 Mars 2025 | 17:18

Duke folur në një lidhje live për emisionin MAX Sport në Euronews Albania, gazetari kosovar Arlind Sadiku tha se ka informacione të besueshme që ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për tu luajtur më 11 tetor nuk do të zhvillohet në Beograd.

Ai thotë se ndeshja është spostuar për tu luajtur në qytetin e Novi Sadit. Sipas tij, kjo është bërë për të minimizuar incidentet e mundshme, pasi në Novi Sad numri i huliganëve pritet të jetë më i ulët për shkak edhe të stadiumit, i cili ka një kapacitet më të vogël se ai i Beogradit.

“Sipas informacioneve që kam, ndeshja nuk do të zhvillohet në Beograd, por do të bëhet në Novi Sad, i cili është një qytet në veri të Serbisë dhe larg kryeqytetit dhe trojeve shqiptare. Atje thuhet se është më lehtë të kontrollohen turmat, tifozët. Numri i ulseve në stadium është shumë më i ulët në Novi Sad sesa në Beograd. Grupi i ultrasve dhe huliganëve serbë do të jetë në numër më të ulët dhe i limituar në Novi Sad, dhe mendoj se serbët do të jenë të kujdesshëm për të mos lejuar ndonjë befasi, siç ndodhi në vitin 2014, kur u ngrit droni autokton nga Ballist Morina”, tha Sadiku.

I pyetur nga moderatori i MAX Sport nëse ai do të shkojë në stadiumin e Novi Sadit për të komentuar ndeshjen Serbi-Shqipëri drejtpërdrejt, ai u shpreh se po i rekomandohet që të mos shkojë atje, pasi mund të rrezikojë që të arrestohet nga policia serbe për shkak të simbolit të shqiponjës që bëri gjatë eliminatoreve të Kampionatit Evropian ndërsa tha se nuk friksohet, pasi ndihet i pastër dhe nuk ka lënduar askënd.

“Shumë njerëz po më rekomandojnë që të mos shkoj në Serbi për shkak të politikës që është atje, pasi janë provokuar nga gjesti që bëra unë për shkak të asaj shqiponje që bëra në Kampionatin Evropian. Unë nuk frikësohem sepse kam bërë një simbol që është krenari për shqiptarët, nuk kam lënduar askënd dhe nuk kam provokuar askënd. Nuk kam bërë asgjë të keqe që të mos shkoj ose të kem frikë. E kam plan të shkoj në Serbi,” tha gazetari i njohur Sadiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026