Vushtrria nuk gjen qetësi: Të shtëna në një furrë buke, dyshohet për dy viktima

24 Mars 2025 | 16:26

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vushtrrisë, pas vrasjes së një 19-vjeçari mbrëmjen e djeshme.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një furrë buke. Dyshohet se autori ka qëlluar fillimisht një grua dhe më pas ka vrarë veten.

Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen dhe nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës, një 19-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit. Viktima u identifikua si Ardit Zymeri, ndërsa autori i dyshuar i krimit është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Gjatë hetimeve, grupi hetimor ka sekuestruar tre gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë e pajisur me pesë fishekë.

Pista kryesore e hetimeve mbetet xhelozia, pasi dyshohet se konflikti mes dy të rinjve nisi për një vajzë dhe përshkallëzoi deri në përdorimin e armës, duke çuar në tragjedi.

Hetimet për të dyja ngjarjet vijojnë nga autoritetet.

Njoftimi i plotë i policisë

Sot, më 24 mars 2025 rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se autor i veprës është 58-vjeçari me iniciale A.M. i cili ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026