Michel Platini dhe Sepp Blatter fitojnë një tjetër betejë gjyqësore
Gjykata e jashtëzakonshme zvicerane e apelit në Muttenz ka liruar sërish ish-presidentin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Michel Platini dhe ish-presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Sepp Blatter nga akuzat për mashtrim, falsifikim, keqmenaxhimi dhe përvetësim të më shumë se dy milionë dollarëve, para të FIFA-s në vitin 2011.
Blatter dhe Platini u shpallën të pafajshëm për herë të dytë në një gjyq të dytë për mashtrim financiar. AP raporton se Blatter, tani 89 vjeç, nuk ka reaguar shumë teksa dëgjoi vendimin nga tre gjyqtarë kantonalë që vepronin si një gjykatë federale e apelit penal.
Më 6 mars, një gjykatë në Zvicër liroi Platinin dhe Blatterin për herë të dytë në shkallë të parë të pafajshëm në rastin e pagesave të dyshimta që i kishin ndaluar të punonin në futboll.
AP kujton se prokurori i shtetit zviceran kundërshtoi lirimin fillestar në korrik 2022 dhe kërkoi dënime me burg për Blatter dhe Platini.
Megjithatë, gjykata në Mutenac sot la në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe liroi ish-presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s. Akuzat kanë të bëjnë me pagesën e dy milionë dollarëve nga Blatter për Platinin.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec