https://twitter.com/martin_klus/status/1388394898668261376
Konferenca e parë ndërqeveritare, kryenegociatori Mazi takim me sekretarin sllovak për Punët e Jashtme
Ditën e djeshme, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi priti në Kryeministri Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europën të Sllovakisë, Martin Klus.
Mësohet se tema kryesore e takimit ishte procesi aktual dhe ndërmarrja e hapave të ardhshëm për rrugëtimin integrues të Shqipërisë në BE.
Gjatë takimit kryenegociatori i shprehu z.Klus mirënjohjen për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë Shqipërisë si dhe folën për nevojën e përshpejtimit të proceseve integruese si për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si një trend i cili nuk duhet të zbehet.
Gjithashtu, zoti Mazi bëri një pasqyrim të realizimit plotësisht nga Shqipëria të detyrave të lëna në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020.
Ndërsa, sekretari i Shtetit z.Klus shprehu vlerësimet më të larta për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në fushën e drejtësisë, lirive themelore dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Ai nënvizoi se reforma në drejtësi e Shqipërisë është reforma më e plotë e realizuar në këtë fushë nga një vend kandidat për BE-në.
Në mbyllje të takimit, kryenegociatori Mazi dhe Sekretari i Shtetit sllovak ranë dakord për vijimin dhe hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Sakaq, u ra dakord për të krijuar bashkëpunime teknike mes dy vendeve për disa fusha të caktuara ku Sllovakia ka ekspertizën e duhur.
Nuk mungoi edhe një ftesë nga z.Klus për kryenegociatorin Mazi për një vizitë zyrtare në Sllovaki gjatë muajit maj.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat