A do ta ndihmojë Meloni Ramën në zgjedhje? Renzi: Kë ka mbështetur i ka sjellë ters

27 Mars 2025 | 14:16

Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorgia Meloni për kampin e emigrantëve në Gjadër ishte një “qokë” për të ndihmuar këtë të fundit në zgjedhjet evropiane.

I pyetur nëse kryeministrja italiane do t’ia kthente nderin kreut të qeverisë shqiptare, duke e mbështetur në zgjedhet e 11 majit në Shqipëri, Renzi u përgjigj:

“Nuk e di, sepse mendoj se është e drejtë që shqiptarët të votojnë për kryeministrin shqiptar. Unë nuk dua të ndërhyj, dhe besoj se po kështu edhe Meloni. E pastaj, duhet të them, se herët e fundit Meloni ka sjellë pak ters, sepse në Poloni kandidati i Melonit, domethënë, ai që mbështeti ajo, humbi. Në Spanjë, kandidati i Melonit, i partisë Vox, humbi. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ishte për kandidatin Sunak, konservatorin, dhe fitoi Starner. Sipas meje, sjell pak ters, nuk do të merrja mbështetjen e Giorgia-s”, u shpreh senatori italian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026