“Gjadri ju largon nga Evropa”, Renzi: Ramës i intereson vetëm të kënaqë Melonin
Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi, në një intervistë për Euronews Albania foli për kampet e emigrantëve Shqipëri pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Gjadër.
Renzi tha se kampi i Gjadrit e largojnë Shqipërinë nga Europa, sepse ideja e Melonit është që të thotë se “këta emigrantë duhet të mbërrijnë, por jo në Europë, duhet të mbërrijnë jashtë saj”.
Sipas tij, me këtë marrëveshje Ramës i intereson vetëm të kënaqë kryeministren italiane.
“Ideja e Melonit është që të thotë: “Këta emigrantë duhet të mbërrijnë, por jo në Europë. Duhet të mbërrijnë jashtë Europës.” Dhe atëherë, bën marrëveshjen me Shqipërinë. Por unë, në zemrën time, ëndërroj që Shqipëria të jetë në Bashkimin Europian. Është Greqia, është Kroacia, përse të mos jetë edhe Shqipëria? Më kujtohet kur, para shumë vjetësh, u refuzua kërkesa që paraqiti Shqipëria për t’u bërë vend kandidat për anëtar, pastaj për fat, kjo ndryshoi. Mua më kujtohet pikëllimi i qytetarëve shqiptarë. Shqipëria është Europë. Italia dhe Shqipëria janë shumë të afërta. Nuk mund ta mendosh që Shqipëria të qëndrojë jashtë Europës. Këto qendra ju largojnë nga Europa, sepse bëjnë që të kalojë mesazhi që ju nuk jeni në Europë… Sipas meje, për aq sa e njoh unë Edi Ramën, dhe e njoh pak, besoj se atij i intereson të kënaqë Kryeministren italiane”, u shpreh Renzi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie