Shqipëria thyen rekord me remitancat, kalojnë 1 miliard euro për herë të parë
Të ardhurat që emigrantët shqiptarë kanë dërguar tek familjet e tyre në Shqipëri kanë shënuar një nivel rekord gjatë vitit 2024 ku ato kanë kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliard eurove.
Emigrantët shqiptarë dërguan vitin e kaluar 1 miliard e 50 milionë euro për familjarët e tyre në Shqipëri ndërsa kjo shumë tejkalon vitin 2023 me 13%, dhe për Bankën e Shqipërisë, që regjistron remitancat për afro 2 dekada, është hera e parë që prurjet vjetore janë mbi 1 miliard euro.
Zgjerimi i diasporës shqiptare në Europë dhe SHBA, dërgesat përmes kanaleve formale dhe zhvlerësimi i euros janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e vëllimit të remitancave, ndërsa varësia në familjet shqiptare krijohet nga pensionet e ulëta, ndihma ekonomike e pamjaftueshme dhe papunësia.
Në qarqet ku shkojnë rregullisht para nga jashtë janë Kukësi dhe Dibra, ndërsa shtetet nga dërgohet pjesa më e madhe e të ardhurave janë Italia, Greqia, Gjermania dhe Anglia.
Shifrat tregojnë se në Shqipëri remitancat zënë rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
LEXONI GJITHASHTU:
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)