Presidenti Begaj pret homologun sllovak: Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

28 Mars 2025 | 11:56

Presidenti Bajram Begaj priti në Presidencë homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini.

Begaj falenderoi Sllovakinë për mbështetjen e dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se gjatë takimit u diskutua për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Duke u ndalur në integrimin e Shqipërisë në BE, presidenti Begaj u shpreh se vendi ynë synon të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi i plotë sipas tij pritet të realizohet deri në vitin 2030.

“Në bisedimet tona, vumë theksin në rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve tregtare mes dy vendeve tona. Ka mundësi konkrete për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh. Diskutuam gjithashtu për turizmin, ku Shqipëria gjatë vitit 2024 ishte një nga destinacionet më të rëndësishme. Po ashtu, diskutuam për fusha të tjera si bujqësia, mbrojtja e natyrës dhe arsimi. Një temë e rëndësishme e bisedimeve ishte edhe integrimi evropian, ku Sllovakia ka qenë një mbështetëse e fuqishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Sllovakia na ka ofruar asistencë dhe ekspertizë për proceset integruese të Shqipërisë drejt BE-së, dhe ne jemi mirënjohës për këtë mbështetje. Jemi optimistë për hapjen e të gjithë grupeve të kapitujve gjatë këtij viti, ndërsa synojmë të mbyllim negociatat me BE deri në vitin 2027. Po ashtu, jemi të bindur se do të arrijmë finalizimin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Presidenti sllovak, Peter Pellegrini, tha se vizita e tij në Shqipëri është historike për marrëdhëniet mes dy vendeve tona ndërsa shprehu mbështetjen e plotë ndaj vendit tonë për integrimin në BE.

“Është hera e parë që një president i Sllovakisë viziton vendin tuaj. Kemi marrëdhënie të sinqerta për mbrojtjen, të lidhura me anëtarësinë në NATO. Për shkak të kësaj vizite, do të shtojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin. Jam shumë i kënaqur që po vijojmë me bursa për studentët shqiptarë në Sllovaki dhe presim që numri i tyre të rritet edhe më shumë. Shqipëria po bëhet një destinacion i ri turistik për qytetarët sllovakë, me shifra që po rriten vit pas viti. Pa zgjerimin e BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor, Unioni nuk do të jetë i plotë. Ne do të jemi aleatët tuaj për integrimin dhe një avokat i fortë për ju në këtë rrugë. Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe vlerësojmë reformat dhe përmirësimin në të gjitha fushat,” tha Pellegrini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026