Merita në “Real People”: Nëna dashuroi një burrë të martuar, mua më la në jetimore

29 Mars 2025 | 19:23

Në rrëfimin e sotëm të “Real People”, fshihet Merita nga Vlora, një zonjë me një jetesë të thjeshtë dhe modeste, e cila ka treguar historinë jo të lehtë të jetës së saj. Ajo punon në urgjencë aktualisht dhe ka studiuar për teknikë laborante.

Në pamje të parë, ajo çfarë bie në sy gjatë intervistës, është shtëpia e saj me kushte të vështira. Merita tregon se në kohën që lindi, ajo u braktis dhe u la në jetimore. Si rrjedhojë, ajo shprehet se duhej të ishte siguruar me një shtëpi, një e drejtë kjo për të cilën asnjë nuk u interesua.

“Jam rritur në shtëpinë e fëmijës në Tiranë. Jam braktisur sapo kam lindur. Mamaja dashuroi një burrë të martuar. Mamaja dhe babai janë njohur në Kinë. Mamaja ishte petagoge atje. Më pas linda unë, dhe kur nëna e mori vesh që babai ishte i martuar me tre fëmijë, më hodhën në plehra. Familja e babait ishin një familje e ngritur dhe me emër në Vlorë. Për t’i njohur nuk i njoh.

Më tej, Merita flet mbi kushtet e vështirë që është e detyruar ti përballojë.

“Shtëpinë  e kam me qera, paguaj 150 mijë lekë. Ka dy muaj që bashkia nuk mi ka dhënë lekët, nxjerrin justifikime. Këto janë gënjeshtarë. U them do iu sjell gazetarët po kanë frikë. Kanë frikë se nxirren të palarat, pavarësisht se shumica e popullit nuk reagon.

Unë jetoj me bonus social. Kjo sepse kur mbarova shkollën e mesme unë, duhet të punoja dy vjet se kshu është me rregullore. Brenda dy viteve bashkia dhe drejtoria e spitalit ku jetoj unë, duhet të paraqisnin dokumentet në bashki.

Bonusi më takon se nuk më kanë dhënë shtëpi, nëse do kisha shtëpi s’do më jepnin bonusin, e kam me të drejtë sepse jam rritur në shtëpinë e fëmijës. Ka një ligj, mbaron shkollën e mesme, bën dy vjet punë. Ka 30 vjet që duhet të interesohej Drejtoria e Ndërmarrjeve për këtë gjë dhe nuk e ka bërë”, rrëfeu Merita nga Vlora.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026