Adriatik Lapaj padit në SPAK kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj

1 Prill 2025 | 14:27

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dorëzuar këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme një padi për shpifje ndaj deputetit Agron Shehaj. Lapaj pretendon se ka të paktën 8 raste të dokumentuara shpifjeje në padinë e tij ndaj kreut të partisë “Mundësia”.

Në një deklaratë për media, Lapaj ka theksuar se akuzat e Shehajt për financimin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, por dhe akuzat personale, janë të pabazuara dhe kanë për qëllim dëmtimin e imazhit dhe integritetit të tij.

“Ka pretenduar që unë kam përfaqësuar kompani të krimit, të cilat janë sekuestruar nga SPAK-u dhe kam marrë lekë nga këto kompani. Të dalë një gazetar ta verifikojë që kam marrë një cent nga një kompani që ka sekuestruar SPAK-u, aq më shumë si mund të merren para nga kompani që janë sekuestruar.

Ka pretenduar që kam përfaqësuar në Apel çështje që në Gjykatën e Shkallës së Parë i ka gjykuar vjehrri im diku, vjehrri që është bërë më vonë. Ndërkohë, ftoj gazetarët të gjejnë një vendim, një çështje, që në Apel Adriatik Lapaj ka përfaqësuar një çështje që e ka gjykuar vjehrri në Shkallë të Parë.

Ka pretenduar që kam regjistruar në hipotekë pronë që ka dhënë vjehrri im.
Të dalë një gazetar dhe të gjejë një pronë që unë e kam regjistruar në Hipotekë, e cila është dhënë nga vjehrri im. Ka pretenduar që unë kam kryer procedurat për një investim strategjik dhe kam ndërmjetësuar një investim strategjik.

Të dalin gazetarët dhe të gjejnë një dokument përpara shtetit shqiptar, një të vetëm, që është firmosur nga Adriatik Lapaj për procedura për investim strategjik. Po, unë kam punuar si avokat, kam përfaqësuar privatët, kam negociuar mes privatëve, por kjo lloj sjelljeje që e përdor politikën si baltë edhe në 2025-ën dhe pretendohet e reja, kjo është e turpshme.

Unë kam refuzuar ta bëj, po sot prapë jam i detyruar të vij, sepse nëse s’do vija, njerëzit do thoshin: “Ore, çfarë ka Adriatiku për të fshehur?””, tha Lapaj për gazetarët.

Kujtojmë se Shehaj e ka akuzuar publikisht Lapajn ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani, e cila është sekuestruar nga SPAK nën akuzën e pastrimit të parave.

Sipas kreut të Partisë Mundësia, shkelja e Lapajt qëndron në faktin se ai ka marrë para për të kryer funksionin e avokatit në një proces gjyqësor që gjykohej nga vjehrri i tij, ish-gjyqtari, Alltun Çela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026