Daçiq: Angazhimi i Serbisë ka parandaluar fletarrestimet për Dodikun dhe Stevandiqin
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar që të zbatohen fletarrestimet për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti në Bosnje e Hercegovinë, Nenad Stevandiq.
Sipas njoftimit, kjo ka “ofruar siguri” për qytetarët serbë, pra Dodikun dhe Stevandiqin.
Më 27 mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës i kërkoi INTERPOL-it të lëshoi një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe Stevandiqin, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.
Serbia ka dërguar një notë proteste në INTERPOL sa i përket fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësisht i ndaluar.
Më 27 mars, Daçiq deklaroi se Dodiku dhe Stevandiqi janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.
Në njoftimin e 1 prillit tha se kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare aktualisht është në fazën e “shqyrtimit preliminar nga Task-Forca për Fletarrestime Ndërkombëtare në INTERPOL, që po verifikon përputhshmërinë me statutin dhe rregullat e organizatës”.
Vendimi përfundimtar merret nga Komisioni për Kontrollin e Dosjeve të INTERPOL-it, që mblidhet të paktën tri herë në vit dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, seanca e radhës është planifikuar për periudhën midis 7 dhe 11 prillit.
“Republika e Serbisë respekton institucionet ndërkombëtare dhe kornizën ligjore, por nuk do të devijojë nga procedurat e saj në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të saj”, u tha në njoftim.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon