Vota për diasporën, Celibashi: Nisja e zarfeve pritet të bëhet brenda datës 17 prill

2 Prill 2025 | 10:51

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar nisjen e prodhimit të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se ato do të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar për emigrantët.

Ai shpjegoi se çdo individ do të marrë fletën e votimit në dorë, pasi operatori i shërbimit postar do të bëjë tre tentativa për dorëzim në orë të ndryshme. Në rast se zgjedhësi nuk është i pranishëm, ai mund të marrë njoftim për të shkuar në një pikë të caktuar të shërbimit postar me dokument të identifikimit.

“Ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga protokolli për të cilin ne kemi vendosur. Do të duhet që operatori i shërbimit postar t’ia dorëzojë individit në dorë fletën e votimit. Janë tre tentativa që operatori do ti bëjë në orë të ndryshme. Mund ti lërë një njoftim zgjedhësit që nuk e gjen në banesë për t’u pataqitur në një pikë të shërbimit postar, kundrejt një dokumenti identifikimi.

Operatori i shërbimit postar do të duhet t ‘a dorëzojë fletën e votimit, individit i cili do duhet ti prezantojë operatorit dokumentin e identifikimit. Ne do sigurohemi qe vetë votuesi do e marrë fletën e votimit”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ, bëri të ditur gjithashtu se fletët e votimit për ata që jetojnë jashtë vendit do të arrijnë në Shqipëri mes datave 7 dhe 8 prill, ndërsa zarfe përkatëse do të jenë gati deri më 10 prill.

Dërgesa e zarfeve pritet të fillojë më 17 prill dhe do të ketë afat 3-4 ditë për kthimin e zarfit, në mënyrë që të mund të llogaritet si votë e vlefshme për zgjedhjet.

“Ka nisur prodhimi i fletëve të votimit për jashtë vendit, dhe mes datës 7 e 8 prill, fletët votimit do jenë në Shqipëri. Brenda datës 10 bëhen gati zarfet. Ndërkohë, nisja e zarfeve pritet të bëhet brenda 17 prillit. Kjo është kohë e mjaftueshme që zarfi të dërgohet dhe kthehet në kohë që të llogaritet si votë e vlefshme për zgjedhjet e 11 majit”, tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026