“Trupin e futa në valixhe, telefonin e hodha në…” Dëshmia e vrasësit të shqiptares

2 Prill 2025 | 14:17

Marc Samson, 23-vjeçari filipinas, i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë përpara hetuesve.

Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pas vrasjes, e ka hedhur telefonin e viktimës në një pusetë dhe ka fshehur trupin e saj në një valixhe. Trupi i pajetë i Ilaria-s u gjet këtë të mërkurë në një zonë të pyllëzuar në Poli, 30 km, larg Romës.

Valixhja, që përmbante trupin e viktimës, u gjet në fund të një gremine, pas udhëzimeve të dhëna nga Samson.

Hetimet zbuluan se Samson, student arkitekture dhe punonjës i McDonald’s, përdori telefonin e Ilaria-s për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar iluzionin se ajo ishte ende gjallë pas zhdukjes së saj. Tabulatet telefonike e vendosën atë në qendër të hetimeve që solli dhe zbulimin e krimit të rëndë.

Ilaria Sula

Ndërkohë, ka reaguar edhe vëllai i viktimës, Leoni, i cili ka deklaruar se hera e fundit që kishte parë motrën e tij ishte më datë 23 mars, 2 ditë përpara se të zhdukej.

Ai ka thënë se nuk kishte pasur asnjë informacion për ndonjë mosmarrëveshje mes motrës dhe të dashurit të saj.

“E pashë motrën time dhe ajo ishte e qetë. Nuk isha i sigurt nëse ajo i kishte shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite,” tha Leoni.

Sipas të vëllait, lidhja e motrës me Samsonin ishte një marrëdhënie që zgjati rreth një vit, por kishte përfunduar.

“Pyesim veten pse ai e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë,” shprehet ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026