GJKKO lë në burg Bujar Shegën, çfarë deklaroi në gjyq krahu i djathtë i Suel Çelës

4 Prill 2025 | 15:01

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Bujar Shegën, i njohur ndryshe edhe me emrin Marsel, i cili u ekstradua ditën e enjte nga Italia. 52-vjeçari u transferua nga Milano drejt Shqipërisë me pëlqimin e tij dhe përballet me akuza të rënda si pjesëtar i një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela në Elbasan.

Para togave të zeza të GJKKO-së, Shega ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme, e cila e dyshon për përfshirje në trafik ndërkombëtar të kokainës si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kush është Suel Çela?

Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai dyshohet se është porositës i tre ngjarjeve kriminale, dy të parealizuara dhe një tjetër e mbetur në tentativë. Çela akuzohet për porositjen e atentatit të dështuar më 29 mars 2022 ndaj Elton Kilës, i cili do të kryhej nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, por atentati dështoi dhe Dumani u arrestua.

Përveç kësaj, Suel Çela ka një histori të mëparshme kriminale, pasi është dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për sulmin ndaj policisë në tregun ushqimor të Elbasanit, një ngjarje që tronditi opinionin publik në shtator 2017. Ky sulm, i njohur si “Audit i zi”, përfshinte një përplasje të makinës së zëvendësdrejtorit të policisë, Gjergj Oshafi, nga një makinë e blinduar. Edhe pse prokuroria kërkoi dënim prej 7 vitesh burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm për mungesë provash dhe dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.

Suel Çela është shpallur si një individ me pasuri të fshehura, pasi nuk ka asnjë biznes të regjistruar në emër të tij, ndonëse i ati është një biznesmen i njohur dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në vitin 2017.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango

Ish-ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ku do të dëshmojë lidhur me procesin ‘Partizani’....
10:27 | 22/06/2026

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026