Vrasja e Ilaria Sulës, policia sërish kontrolle në shtëpinë e ish të dashurit

6 Prill 2025 | 08:56

Policia e Romës ka ushtruar sërish kontrolle në banesën e ish-të dashurit të Ilaria Sula, studentes shqiptare 22-vjeçare, që u vra thikë disa ditë më parë.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit është sekuestruar një kompjuter. Mark Antony Samson u arrestua dy ditë më parë pasi pranoi vrasjen e vajzës dhe tregoi versionin e tij lidhur me ngjarjen.

23-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje të rënduar nga marrëdhënia emocionale dhe fshehja e një kufome, tha se e vrau ish-të dashurën më 26 mars ku rajo ndodhej në banesën e tij.

Ai ka dëshmuar se shkak është bërë xhelozia dhe krimin e ka kryer i vetëm, edhe pse në momentin e ngjarjes në banesë ndodheshin edhe prindërit e tij

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026