A e ngadalëson integrimin rotacioni në Shqipëri? Flet Kaja Kallas

8 Prill 2025 | 11:08

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi këtë të martë Shqipërinë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, shefja e politikës së jashtme të BE-së u pyet nëse rotacioni politik në Shqipëri e ngadalëson procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kallas deklaroi se procesi i integrimit kërkon reforma të vështira dhe për këtë duhet konsensus politik mes palëve.

Pyetja: A ngadalëson rotacioni politik integrimin e Shqipërisë?

Kallas: Unë vij nga një vend që ka kryer rrugëtimin e tij drejt BE-së dhe është tashmë vend anëtar. Është e qartë që në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve, pasi duhen disa reforma shumë të vështira, që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhen mbështetje dhe përkrahje e plotë. Ajo që kuptoj unë këtu është që në Shqipëri të gjithë qytetarët kanë dhënë mbështetjen dhe përkrahjen e tyre për rrugëtimin drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pra, një mbështetje e gjerë. Anëtarësimi në BE shqiptarët duan ta arrijnë. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve, jo vetëm reformat, por edhe zbatimi i tyre që kërkojnë mbështetjen e të gjitha partive politike.

Pasi Kallas përfunoi fjalën e saj, nërhyri kryeministri Rama i cili tha se pyetja e bërë nga gazetarët, e ka përgjigjen brenda, pasi dihet botërisht që BE nuk mban anë, apo të vendos kush fiton një proces politik në një vend të caktuar.

Rama: Unë nuk di çfarë prisni ju kur pyesni Bashkimin Evropian se çfarë ndodh këtu në aspektin elektoral. Përgjigjja është e vetmja dhe e ditur botërisht: BE nuk vendos kur fiton dhe kush humbet zgjedhjet në Shqipëri dhe nuk lidh politikën e vetë me kush zgjidhet në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026