Po lëvizte me motor bashkë me djalin, kush është gruaja që dyshohet se iu bë atentat
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku një grua rreth 60 vjeçe është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri.
E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet e para kanë çuar në identifikimin e autorëve të dyshuar: shtetasve A. C., 66 vjeç, dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Fierit dhe përgjatë akseve Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale që do t’i shërbejnë hetimit.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë