Gjetjet e Barometrit, Manjani: PD është zgjuar por nuk mjafton për rotacionin
Duke komentuar gjetjet e sondazhit të Barometrit, i ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani tha se Partia Demokratike është në një trend rritje, por që është i pamjaftueshëm për rotacionin politik.
Sipas Manjanit, situata në të cilën gjendet PD sot, i ngjan asaj të periudhës para zgjedhjeve të 2021, kur PD-në e drejtonte Lulzim Basha.
“Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të 2021, unë nuk shoh ndonjë dallim shumë të madh. Kështu ishte dhe në 2021, flas për të njëjtën periudhë kohore në fillim të fushatës, kur PD pati një zgjim shumë të vonuar, dhe sot është e njëjta gjë. PD ka një zgjim të vonuar, duke krahasuar janarin e këtij viti me marsin e këtij viti, PD tregon se është zgjuar nga 24% në 30%. Pra, ky quhet zgjim. Kështu ka qenë fiks, dhe PD e Lulit. Erdhën nga pandemia, nga histori të paqarta, kishin djegur mandatet, sistemi zgjedhor kishte shumë debate të kësaj natyre, dhe pak a shumë jemi në të njëjtin trend”, tha Manjani.
Manjani theksoi se po sheh një “zgjim” të PD-së kohët e fundit, por që sipas tij është i pamjaftueshëm, pasi ky zgjim duhej të kishte ndodhur minimum një vit më parë.
“Është vërtetë se ka një rritje krahasuar me matjen e fundit. Rritja është 2.2% nga shkurti, që tregon atë që thashë, se ka një zgjim të PD-së. Në fakt, nuk ishte normale, PD duhet të kishte qenë zgjuar që para një viti, po kjo është temë tjetër. Skenari normal do duhej të ishte që të kishim një PD shumë më aktive, që kohë më parë, të paktën para një viti, që sot të ishim në shifra më të mëdha, për t’i dhënë mundësinë fushatës që të tejkalosh kundërshtarin. Pra, rritja e PD është e qëndrueshme, ka rritje, por jo e mjaftueshme për të bërë rotacionin”, tha Manjani.
Po ashtu, Manjani theksoi se një dëm i madh për PD vjen edhe nga partitë e reja opozitare, pasi ato mund të marrin shumë vota nga elektorati i djathtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)