“Tradhtar”- Mundësi Valiev reagon për incidentin me Mamiashvili: S’i detyrohem asgjë

11 Prill 2025 | 12:36

Mundësi shqiptar që garon për Shqipërinë, Çermen Valiev, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Bratislavë me presidentin e Federatës Ruse të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, i cili e quajti atë “tradhtar” pasi Valiev përfaqësoi Shqipërinë dhe mposhti një sportist rus në finale.

Në një intervistë për median ruse “Match TV”, Valiev shprehu habinë e tij për akuzat e Mamiashvili, duke thënë: “Më quajti tradhtar të atdheut dhe mbeta i hutuar. Kur vendosa të përfaqësoj Shqipërinë, respektova të gjitha procedurat ndërkombëtare. Gjithçka ishte zyrtarisht e firmosur.”

Valiev sqaroi gjithashtu se ka paguar një tarifë prej pesë mijë eurosh për Federatën Ndërkombëtare të Mundjes dhe po ashtu pesë mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes, duke theksuar se nuk ka asnjë borxh ndaj asnjërit nga ata.

Valiev ka shprehur se vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë ishte një hap i ndërmarrë për të ndjekur ëndrrën e tij sportive, pa asnjë ndikim nga tensionet politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026