Video/ Skandal në Europian, Presidenti i Federatës Ruse shtyn mundësin shqiptar
Një skandal i madh ndodhi gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.
Duket se Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka pasur një mllef të madh ndaj mundësit rus Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Sipas Komitetit Olimpik Shqiptar, para se t’i vendoste medaljen, Mamiashvili e ka quajtur përfaqësuesin rus të Shqipërisë “tradhtar”, ndërsa ia ka vendosur në mënyrë arrogante dhe me forcë medaljen në qafë.
Në fund, i ka shtrënguar me forcë të dyja duart, shoqëruar me një buzëqeshje ironike.
View this post on Instagram
Reagimi i Komitetit Olimpik Shqiptar
“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.
Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së artë për Chermen Valiev, si kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa ia vendoste medaljen në qafë dhe më pas duke e shtyrë me duar.
Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala “tradhtar” për Chermen Valiev, i cili ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.
Ky është një rast i paprecedent dhe një skandal i vërtetë për botën e sportit, që bie ndesh me parimet olimpike, të respektit, përsosmërisë dhe miqësisë.
KOKSH dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive.
Shqipëria ka humbur plot 37 medalje Olimpike, Botërore dhe Europiane, për sportistë që për arsye të ndryshme kanë garuar për shtete të tjera, por asnjëherë, as Federatat dhe as Komiteti Olimpik, nuk janë prononcuar për të quajtur sportistët ‘tradhëtarë’, thuhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër