“Dyfishim i rrogave dhe pensioneve”, Berisha flet mbi projektin e PD-së

11 Prill 2025 | 21:19

Kreu i PD, Sali Berisha, teksa ka vijuar fjalimin e tij para qytetarëve demokratë në mitingun e mbajtur në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh se projekti i PD mbështet njerëzit e varfër por me dinjitet.

“Ne, këtë projekt do ta nisim duke vendosur minimumin jetik. Ne jemi partia e rritjes dhe dyfishimit të rrogave dhe pensioneve. Vetëm në këtë mënyrë u rikthejmë familjeve shqiptare dinjitetin, tek vetja, familja dhe Shqipëria.

Qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta që ekzistojnë në Evropë. Të mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të dytë të pasur sa Shqipëria. 0 tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i ndershëm nuk ka armik më të egër sa korrupsioni. Korrupsioni vret mundësinë e të rinjve”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 15-të.  Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe...
21:32 | 14/06/2026

FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë

Kreativiteti dhe ironia kanë qenë sërish të pranishme në protestën e 15-të të qytetarëve që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë. Mes pjesëmarrësve të...
20:49 | 14/06/2026

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë e Tiranës për llogari të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, pasi dyshohen se kanë ngritur një...
15:11 | 14/06/2026