LaCivita strategu i këtyre zgjedhjeve? Xhaferri zbardh rolin e këshilltarit amerikan

12 Prill 2025 | 21:51

Besart Xhaferri kandidat për deputet i Partisë Demokratike tha në emisionin Review në Euronews Albania se fushata e PD do mbështetet te programi dhe te takime derë më derë me qytetarët.

Ai u shpreh se Chris LaCivita është strateg i zgjedhjeve të PD dhe jo thjesht gjetje simbolike si njëri i besuar i presidentit amerikan Donald Trump, që drejtoi dhe fitoi në një fushatë në kushte shumë të ngjashme me atë të PD.

“Programi është gjithçka ku është pozicionuar PD në këtë zgjedhje, i koncentruar në pikat që prekin në kockë qytetarët dhe e dyta është takimi derë më derë me njerëzit. Programoi do përqendrohet te ekonomia, xhepi i qytetarëve dhe më tej në investimet kapitale për ta bërë Shqipërinë madhështore duke investuar te kapitali kryesor që është popullata. LaCivita do të jetë arkitekti i fitores sonë, do jetë konsulenti, po në fund të ditës arkitekti është një strategjist. Pjesa kryesore që sjell te fitorja është vetëm qytetari. Kemi një arkitekt që ka bërë një drejtim fushate gati-gati si e jona, me një kandidat që ishte ne qendër të sulmeve dhe të njëjtën gjë bëri; programi dhe takimi derë më derë. LaCivita është strategu i fushatës”, tha Xhaferri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026