Treni godet makinën në Klinë të Kosovës, një i vdekur dhe dy të lënduar

13 Prill 2025 | 14:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një makinë, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se treni ka goditur një makinë.  Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Pejë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026