“11 maji është fundi juaj”-Berisha i drejtohet PS-së nga Italia: Ligji ju pret…

13 Prill 2025 | 18:14

Kryetari i PD dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Brescia, në një takim me emigrantët shqiptarë.

Në fjalën e mbajtur Berisha tha se programi i ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore” është një program për të gjithë shqiptarët, ndryshe nga ai i paraqitur një ditë më parë në sheshin Skënderbej nga Partia Socialiste, ku sipas tij kryeministri Rama hapi fushatën më të shkretë ndonjëherë, dështimin e të cilës u përpoq ta mbulonte me këngë e me vadhe.

“Dje Toto Rina i Shqipërisë paraqiti programin, ai hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti që nga koha e partisë së punës e deri më sot. Dua të falënderoj në emrin tuaj, socialistët e Tiranës dhe qytetarët e Tiranës, dua të falënderoj punonjësit e administratës që e lanë atë në vetminë më të madhe. Jeni treguar patriotë.

Ju garantoj se programi jonë është program për të gjithë shqiptarët. Ai u përpoq të mbulojë dështimin me vallen e ministreshave të tij të stolisura me aksesorë e xhingla mingla nga më të kushtueshmet. Në të gjithë fjalën e tij, fjala qytetar nuk ekziston, hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë, e mbyllën programin me vallen e hajdutëve duke u thënë shqiptarëve se u kemi vjedhur e do ju vjedhim. Unë u them sot se 11 maji është fundi juaj, ligji ju pret”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026