Konflikti mes adoleshentëve në Dibër, një i plagosur me thikë
Një konflikt mes adoleshentëve në qytetin e Peshkopisë ka përfunduar me përdorimin e thikës, ku për pasojë një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake i riu aktualisht po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.
19-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka nxjerr thikën që mbante me vete dhe ka dëmtuar 20-vjeçarin.
Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht dhe shtetasit A. P., 19 vjeç, K. Xh., 19 vjeç dhe O. E., 20 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit, por nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Policia e Dibrës po punon intensivisht për kapjen e shtetasit E. E., ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk