Turizmi familjar në zonat rurale të Gjirokastrës, fermerët apelojnë për mbështetje 

14 Prill 2025 | 16:38

Zhvillimi i turizmit në zonën e Gjirokastrës ka nxitur fermerët në zonat rurale për të çelur aktivitete të turizmit familjar, të cilat për të mbijetuar kanë nevojë për mbështetje dhe subvencionim nga shteti.

Një familje nga fshati Nepravishtë, prej disa vitesh administron një aktivitet turistik me të cilin siguron të ardhurat e përditshme. Pjesë e tij është kampingu i ndërtuar në mënyrë tradicionale, një fermë për rritjen e kafshëve dhe shpendëve dhe kultivimin e prodhimeve bujqësore bio.

Fermeri Gëzim Shyti shprehet se turistët janë të interesuar për t’u akomoduar ndërsa preferojnë vlerat natyrore si dhe kulinarinë e zonës.

“Ushqime tradicionale bio të fshatit, shikojnë në terren blegtorinë, duan dhe kanë qejf  të shikojnë bagëtitë, delet, shpendët. Të gjithë turistët që kanë ardhur kanë ngelur të kënaqur  madje ka nga ata turistë, të cilët qëndrojnë edhe një javë”, thotw fermeri.

Pjesa më e madhe e turistëve janë të huaj dhe i tërheqin aktivitete të tilla që promovojnë vlerat natyrore si dhe traditat e fshatrave të Gjirokastrës.

“Nga Spanja vijnë, nga  Gjermania, nga Amerika kanë ardhur, nga Holanda. Të gjithë thonë shumë mirë, bravo, na pëlqejnë shumë edhe ushqimi sidomos”, shprehet ai.

Për ecurinë dhe mbijetesën e aktiviteteve turistike në fshatra fermerët kërkojnë mbështetje dhe subvencionim nga strukturat shtetërore.

Aktivitetet e turizmit në zonat rurale pasurojnë hartën e vizitueshmërisë së Gjirokastrës duke i bërë më interesante itineraret dhe udhëtimet turistike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026