EMRI| Drejtues i një grupi të strukturuar kriminal, SPAK çon për gjykim një person
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim Mark Gilaj, i akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Akuzat përfshijnë veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 25 korrik 2024, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në fshatin Selcë, në Malësinë e Madhe, u gjetën 11,358 bimë narkotike kanabis të kultivuara në një sipërfaqe prej 6,956 m². Bimët ishin të mbjella në tri parcela, me lartësi 40-100 cm. I pandehuri Mark Gilaj u arrestua në flagrancë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në një kasolle të improvizuar, u sekuestruan një pushkë Model 56, një armë gjahu dhe disa fishekë luftarakë. Hetimet kanë provuar se Gilaj ka ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe ka mbajtur armë pa leje, duke konsumuar elementët e veprave penale të ngritura ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 18:22 Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori
- 18:00 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 17:21 Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
- 17:04 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 16:58 Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 16:37 Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë