Barazia gjinore në punë, gjobë deri në 160 mijë lekë kush diskriminon
Barazia gjinore në punë do të jetë një kusht i detyrueshëm në çdo sektor, si në ato publikë ashtu edhe në sektorin privat. Në të kundërt, do të vendosen gjoba që variojnë nga 60,000 lekë deri në 160,000 lekë, në varësi të rastit dhe të faktit nëse subjekti është person fizik apo juridik.
Në projektligjin draft të Ministrisë së Shëndetësisë parashikohet se raporti gjinor në të gjitha fushat e vendimmarrjes nuk duhet të jetë më pak se 30 me 50 për qind. Përfaqësimi nën kufirin 30% për secilën gjini në të gjitha nivelet e vendimmarrjes përbën diskriminim gjinor.
Qëllimi është trajtimi i barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore, përmes mbrojtjes dhe sigurimit të mundësive të barabarta për ushtrimin e të drejtave, pjesëmarrjes dhe kontributit në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.
Zbatimi i ligjit do të mbikëqyret nga Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore, i cili do të përbëhet nga zëvendësministra të çdo ministrie, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, një përfaqësues nga INSTAT, një nga AMA, si dhe pesë përfaqësues nga organizata jofitimprurëse. Mandati i anëtarëve do të jetë katërvjeçar, me të drejtë riemërimi.
Promovimi i barazisë gjinore është detyrë e shkollave, institucioneve arsimore, aktiviteteve sportive, si dhe sektorëve të transportit, infrastrukturës dhe planifikimit urban.
Çdo person që pretendon se është diskriminuar në punë ka të drejtë të paraqesë një kërkesë pranë organeve publike dhe/ose të ngrejë një padi në gjykatë.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni