EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u konfliktuan në Tiranë dhe personi që qëlloi
Policia e Tiranës ka zbardhur dhe finalizuar hetimet për një konflikt të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku një 40-vjeçar u godit me qytën e një arme zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa shtetas, mes të cilëve janë identifikuar dhe arrestuar 8 persona.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Adrian Shabanaj, 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, gjatë një përleshjeje në lokal.
Përveçse ka goditur me qytën e pistoletës Kasem Stanin, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë, Adrian Shabanaj ka shkrepur edhe një plumb nga arma, i cili për fat të mirë nuk ka prekur asnjë person.
Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar 8 shtetas që morën pjesë në konflikt, duke përfshirë personat: Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj.
Të gjithë këta janë akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Adrian Shabanaj.
Gjithashtu, në vendngjarje është gjetur arma e zjarrit pistoletë, e cila u sekuestrua nga autoritetet, bashkë me celularët e të arrestuarve dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimeve.
Policia po vazhdon punën intensive për kapjen e shtetasit Adrian Shabanaj, i cili akuzohet për përdorimin e armës gjatë konfliktit.
Njoftimi i plotë i policisë
“Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.
Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.
Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi Adrian Shabanaj, 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, Elton Ajredinaj, 43 vjeç, Emiljan Ruko, 39 vjeç, Bjorni Tahiraj, 24 vjeç, Eriald Tahiraj, 35 vjeç, Denikiajder Tahiraj, 30 vjeç, Eduart Sulaj, 47 vjeç dhe Kastriot Stani, 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimi ne policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera