“Nuk pranoi t’i jepte dorën”, sherri me një të plagosur në Tiranë dyshohet për fajde

17 Prill 2025 | 09:27

Një përplasje e dhunshme me grushte, karrige dhe armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal pranë Liqenit Artificial në Tiranë, duke alarmuar policinë e kryeqytetit.

Sherri ka nisur mes disa personave të ulur në të njëjtën tavolinë dhe dyshohet se burimi i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për paratë e fajdeve.

Sipas burimeve paraprake, sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri prej tyre u ka dhënë dorën të gjithëve në tavolinë, përveç njërit, i cili jo vetëm që e injoroi, por edhe e ofendoi.

Kjo ka shkaktuar tensione të menjëhershme, të cilat degraduan në përplasje fizike dhe goditje me karrige ku gjatë konfliktit është përdorur edhe një armë zjarri.

Pas të shtënave, të gjithë personat e përfshirë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me katër automjete, për t’i shpëtuar policisë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një gëzhojë dhe njolla gjaku, si dhe ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë sherrit. Mësohet se arma ka rënë në tokë gjatë përplasjes fizike dhe është lënë pas nga autori në ambientin e restorantit.

Pistoleta është dërguar në laboratorin kriminalistik për ekspertizë, me qëllim identifikimin e ADN-së dhe gjurmëve të gishtave.

Policia dyshon se nga të shtënat është plagosur një person, i cili mund të jetë transportuar në një spital privat, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e tij apo gjendjen shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026