Kosovë: Mbledhja e partive politike në seancë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të dytën herë këtë të enjte. Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari tha se nuk pati konsensus në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
Mbledhja konsultative u bë me qëllimin për të arritur në një proces vendimtar për konstituimin e Kuvendit.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.
Në mbledhjen e konsultimeve ishin 100 deputetë të pranishëm, ndërkaq, konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit e më pas qeverisë së re.
Nga ana tjetër, kreu i seancës theksoi se më 16 prill, i dërgoi letër presidentes, përmes së cilës i kërkoi sugjerime se si të veprohet në vazhdim. Lidhur me këtë, ai shton se presidentja Vjosa Osmani nuk ofroi zgjidhje përfundimtare, por kjo e fundit kërkoi që partitë të gjejnë vullnet për ta zhbllokuar situatën.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)