OBSH: 1 në 5 persona kanë probleme me dëgjimin, trendi në rritje
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se deri në vitin 2030, mbi 500 milionë njerëz pritet të kenë nivele të ndryshme të humbjes së dëgjimit. Sipas ekspertëve sot në mbarë botën 1 në 5 persona bashkëjetojnë me çrregullime të dëgjimit dhe deri në 2050 vlerësohet se 1 në 4 persona do të shfaqin problematika të lidhura me dëgjimin.”
Më shumë se një miliardë të rinj përballen sot me rrezikun e humbjes së përhershme të dëgjimit për shkak të ekspozimit të tej zgjatur ndaj zhurmave të larta gjatë aktiviteteve argëtuese, si dëgjimi i muzikës, video lojërat etj.
Humbja e dëgjimit mund tё rezultojë nga shkaqe gjenetike, komplikacione gjatё lindjes, disa sëmundje infektive, infeksione kronike tё veshit, dëmtimet traumatike tё kokës dhe të veshit, përdorimit të disa mjekimeve specifike, moshimi, si dhe ekspozimi i vazhdueshëm nё ambiente tё zhurmshme.
Ekspertët cilësojnë se shumë raste të humbjes së dëgjimit mund të shmangen përmes praktikave të kujdesit të duhur dhe dëgjimit të sigurt. Për ata që jetojnë me humbje dëgjimi, identifikimi i hershëm dhe aksesi në rehabilitimin në kohë, është thelbësor për të arritur potencialin e tyre më të lartë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)