Pse Papa Françesku vizitoi Shqipërinë? At Zef Bisha zbulon bisedën me të
At Zef Bisha tregoi në një intervistë për Euronews Albania kujtimet nga takimi me Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri më tepër se 10 vjet më parë.
Ai rrëfeu se si Papa i kishte thënë se arsyeja pse kishte zgjedhur Shqipërinë në vizitën e tij të parë si Papë ishte vuajtja që kishte kaluar populli shqiptar.
“Kam pasur fatin të mbaroj formimin si jezuit në Meksikë dhe ishte dëshira ime ta bëja këtë në një kontinent tjetër. Kjo kohë e kaluar atje më ka bërë të kuptoj më mirë Papa Françeskun, të mënyrës së komunikimit me njerëzit, duke qëndruar me më të vegjlit dhe më të largëtit.
“Kur u takuam, dy herë më tha: E di pse e kam zgjedhur Shqipërinë? Se ishte vendi më i largët dhe unë nuk kam dëshirë të shkoj në qendër por te vendet më të largëta dhe te ato vende që kanë vuajtur. Ajo që e kishte prekur ishte si ka mundësi që Shqipëria ka kaluar një vështirësi kaq të madhe në kohën e diktaturës, që të mbyllet kisha dhe të vriten njerëzit e fesë, se di çfarë ka lëvizur në mendjen e atij regjimi”, tregoi prifti.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh