Presidenti i ekipit argjentinas filmohet duke marrë 25,000 $ nga nëna e futbollistit

23 Prill 2025 | 12:39

Një video skandal ka tronditur futbollin argjentinas, ku presidenti i klubit San Lorenzo, Marcelo Moretti, është filmuar duke marrë një shumë prej 25,000 dollarësh nga nëna e një futbollisti, si shpërblim për të nënshkruar kontratën e parë profesionale për djalin e saj.

Videoja u transmetua nga “El Nueve”, ku shihet Moretti duke marrë paratë dhe i fut ato në xhep, duke lënë të kuptohet se ky ishte një marrëveshje e fshehtë për të favorizuar përfshirjen e lojtarit në ekip.

Një kamerë e fshehtë regjistroi bisedën midis presidentit të San Lorenzos dhe nënës së futbollistit, ku Moretti kërkoi 25,000 dollarë për të garantuar kontratën e djalit të saj.

Pamjet dhe audioja u transmetuan nga Canal 9, që zbuloi momentin kur gruaja nxori shumën e parave, ndërsa Moretti i fuste ato në xhaketën e tij.

Biseda u zhvillua në një klimë të qetë, ku presidenti i klubit nuk la vend për dyshime, duke thënë: “25,000 ose 30,000 dollarë”.

Edhe pse nëna e futbollistit sugjeroi një pagesë në dy këste, Moretti ishte i prerë: “Sa më shpejt, aq më mirë…”.

Kjo video dhe akuzat kanë ngritur shqetësime të mëdha për korrupsionin dhe praktikat e paligjshme në futbollin profesionist.

 

Ndërkohë, protagonisti i videos, presidenti i San Lorenzos, Marcelo Moretti, ka reaguar me një postim në Twitter, ku ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga detyra deri në sqarimin e plotë të situatës, si me institucionet sportive, ashtu edhe me ato të drejtësisë.

Postimi i Marcelo Moretit:

“Për të pasur një mbrojtje legjitime dhe të lirë, si në gjykatë ashtu edhe në media, dhe për të mbrojtur institucionin nga aktet për të cilat akuzohem, do të marr një pushim nga detyra si president i San Lorenzos, duke filluar nga nesër.
Do të paraqitem si në gjykatat e zakonshme, ashtu edhe në Gjykatën e Etikës dhe Disiplinës së klubit për të provuar pafajësinë time absolute. Po e marr këtë leje që drejtësia të hetojë me qetësi dhe transparencë absolute. San Lorenzo është mbi gjithçka dhe mbi të gjithë”. shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026