Çështja e Berishës në GJKKO, shtyhet për nesër vendimi për dosjen “Partizani”

23 Prill 2025 | 16:24

Këtë të mërkurë u mbajt në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Partizani” ku janë nën akuzë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Pas përfundimit të seancës së sotme në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila nisi prej orës 13:00 të kësaj të mërkure, ka folur për mediat avokati Genc Gjokutaj.

Ai tha seanca u shty dhe se vendimi për kalimin për gjykim ose jo të çështjes do të merret nesër në orën 13:00. Te seanca Partizani ka dhënë deklaratat e tij edhe avokati Luan Hasneziri i kompanise Homplan.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në deklaratën e tij për mediat u shpreh se pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për konsultim ndaj vendimmarrjes. Ai tha se do të marrë të gjithë kohën e duhur, pasi sipas tij vendimi i ndërmjetëm i GJKKO është i paligjshëm.

“Ne sot përfunduam fazën e pretendimeve tona dhe gjykata u tërhoq dhe ka dhënë vendim në lidhje me kërkimet tona gjatë seancës paraprake që kanë të bëjnë me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe këtu, shteroi vendimmarrja e gjykatës, por jo, vendimmarrja për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq.

Ne kemi kërkuar pavlefshmëri për një sërë aktesh që nga kërkesa që gjykata ti bëjë thirrje prokurorisë, ti kërkojë saktësimin e akuzës, të individualizojë provat për secilin subjekt në këtë proces, sepse siç e kemi thënë prokuroria ka sjellë të gjitha provat për të gjithë. Një e paprecedentë kjo, sepse secili i pandehur në këtë proces ka fabulën e tij dhe provat që i përkasin sipas ligjit, për ato vepra penale që akuzohen.

Dhe gjykata e gjeti të rregullt këtë mënyrë. Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë e ekspertëve që s’kanë edhe njohurinë e posaçme. Pra gjithë vendimmarrja që ka dhënë sot, rrëzoi të gjitha kërkimet që ne kemi bërë gjatë seancës paraprake.

Unë jam i paqartë në lidhje me këtë vendim gjyqësor, sepse procedura është e zezë mbi të bardhë, ju pëlqen apo s’ju pëlqen. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëjmë ose jo, para se të konsultohem me personat që më kanë mandatuar për të bërë këtë punë”,-tha Gjokutaj.

Ky proces shtyhet prej 7 muajsh dhe ende nuk ka një vendim nëse dosja “Partizani” do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme në SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026