Berisha: Qeveria do të paguajë sigurimet shoqërore për punësimin e të rinjve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot disa pika që sipas tij, do të sjellin ndryshime të mëdha për të rinjtë, arsimin dhe ekonominë shqiptare pas 11 majit.
Gjatë një fjalimi të mbajtur përpara qytetarëve, Berisha u zotua se qeveria që ai synon të drejtojë do të mbulojë për një vit sigurimet shoqërore për çdo sipërmarrës që punëson një të ri, si dhe të gjitha kostot e trajnimit të tyre përpara punësimit.
“Ne jemi sot këtu për t’u zotuar, se do bëjmë gjithçka për shkollimin e fëmijëve tuaj, se do hiqet mesatarja. Se tarifat e studimeve do të pjesëtohen me 3 apo 4 herë. Se pas studimeve, çdo i ri dhe çdo e re do të mbështetet për punësimin. Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri.
Qeveria do paguajë çdo gjë, të gjitha shpenzimet për trajnimin e të rinjve para se të fillojnë punën. Qeveria do të financojë me kredi të buta çdo projekt të tyre për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, do t’i bëjë atyre të mundur”, tha Berisha.
Një tjetër pikë e rëndësishme e programit është skema “Një çati për çift”, përmes së cilës të rinjtë që blejnë shtëpi do të përfitojnë një grant prej 30 mijë eurosh për mbulimin e interesave të kredisë.
“Një çati për çift, do të jetë zotimi ynë para atyre. Një çati për çift do të thotë se, qeveria do t’i mbulojë të rinjve me një grant prej 30 mijë eurosh, të gjithë interesin e kredisë për blerjen e shtëpive. Dhe se, ata të cilët do të bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria”, tha ai.
Lidhur me pagat, ai premtoi se rroga minimale nuk do të jetë më nën 500 euro dhe se çdo sipërmarrës që aplikon këtë nivel do të kompensohet me ulje taksash.
“Rroga minimale, nuk do jetë kurrë ndën 500 euro. Çdo sipërmarrësi do t’i kompensohet me ulje taksash rritja e rrogës minimale në 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Po rrogat mbi minimale, që të gjitha, me një vendim të vetëm qeverie, rriten me 13%, sepse ne do të ulim tatimin mbi të ardhurat personale nga 23% në 10%”, shtoi kreu i PD-sw.
Në fund, Berisha foli për rikthimin e teknologjisë digjitale në çdo shkollë dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore. Ai premtoi që mësuesit do të vendosen në vendin që meritojnë në shoqëri, duke marrë një pagë jo më të ulët se 1 500 euro.
“Pas 11 majit, familja shqiptare do të ketë mundësi të reja”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat