Krimet zgjedhore/ Celibashi: Ka një numër procedimesh që po ndiqen nga SPAK
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të enjte në një konferencë për mediat ku foli për procesin e votës së diasporës.
Ai tha se deri më tani 62% e zgjedhësve të regjistruar kanë marrë në dorë zarfin ku ndodhen materialet zgjedhore, ndërsa sipas tij janë kthyer në KQZ 12.5% e fletëve të votimit.
Lidhur me krimet zgjedhore të ndodhura në këto kohë, Celibashi tha se sipas njoftimeve të fundit, janë një numër procedimesh që po ndiqen nga SPAK që mund të njoftohen më pas.
“Janë një numër procedimesh që po ndiqen nga SPAK bazuar në kallëzime si të subjekteve zgjedhore po ashtu edhe të qytetarëve të ndryshmëm. Janë duke i hetuar sipas parashikikmeve të kodit të procedurës dhe kur të ketë diçka për tu ndarë me publikun do e ndajmë”,-tha Celibashi.
I pyetur për problemet që kanë pasur votuesit nga diaspora për të marrë materialet zgjedhore, Celibashi tha se kemi të bëjmë me raste të izoluara dhe jo të shpeshta.
“Matematika na ndihmon, ne kemi 100 raste në KQZ, nuk shkojnë më shumë se kaq. 100 në 154770 unë e përkufizoj si raste të izoluara. Lista është e thjeshtë për tu llogaritur. Në momentin që dikush nuk paraqit ankesë unë s’kam pse të mendoj se ai ka ankesë por nuk është ankuar. Mund të ketë ndodhur që të gjithë kanë pasur probleme, por ne nuk e dimë, fakt është që në KQZ janë 100 ankesa”,-tha Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve