Lamtumira për Papa Françeskun, Trump kryen homazhet në Vatikan
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndodhet në Vatikan këtë të shtunë për varrimin e Papa Françeskut përkrah Zonjës së Parë Melania Trump.
Para nisjes së ceremonisë mortore presidenti 78-vjeçari nderoi Papa Françeskun duke u përkulur para trupit të pajetë të Atit të Shenjtë.
Presidenti Donald Trump ishte këtë të shtunë në mesin e më shumë se 50 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të tjera që morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut , ku ai personalisht do t’i bëjë nderimet e tij liderit katolik romak.
Rreth një orë para fillimit të ceremonisë, Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 120 mijë vetash.
Por disa orë pasi u njoftua për vdekjen e Papës, Trump urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të valonin në gjysmë shtizë “si një shenjë respekti për kujtimin e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut”.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve