Kultivonte fidanë me bimë narkotike kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Krujë
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Krasta”, duke parandaluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të mbrojtur, në Krastë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar fidanë të mbjellë me kanabis. Lidhur me këtë, kanë arrestuar një shtetas, ndërsa kanë proceduar në gjendje të lirë një bashkëpunëtor të tij.
Gjatë një kontrolli të thelluar të territorit, policia ka parandaluar tentativën për kultivim të kanabisit në një hapësirë pyjore në fshatin Krastë.
Si rezultat i hetimeve, është arrestuar shtetasi me iniciale Sh. A., 22 vjeç, ndërsa shtetasi me iniciale M. B., 18 vjeç, u procedua në gjendje të lirë. Dy të rinjtë kanë kultivuar së bashku bimë narkotike në një zonë pyjore të fshatit Krastë, në Krujë.
Po ashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar edhe automjeti i 22-vjeçarit, i cili përdorej për të transportuar fidanët narkotikë deri në vendin e kultivimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik