Rriten rastet me autizëm, 1 në 31 fëmijë në Amerikë janë të prekur
Fëmijët me çrregullime të spektrit autik po shtohen çdo vit. Ekspertët vendas dhe të huaj janë mbledhur në konferencën ndërkombëtare të mbajtura në Tiranë, ku dhe u vu në dukje se shifrat e autizmit në Amerikë po rriten, trend që nuk lë pa prekur as Shqipërinë.
“Fondacioni Një gjë rezultoi e re këtë muaj nga këto rivlerësime. Shifrat e autizmit në SHBA po njohin vetëm rritje. Sipas të dhënave të fundit të qendrës së parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve (CDC) 1 në 31 fëmijë është i prekur nga autizmi. Ky raport deri më tani qëndronte në nivelin 1 në 36 fëmijë”,-tha Liri Berisha.
Ende nuk dihen faktorët që shkaktojnë autizmin por ekspertët sugjerojnë që prindërit të jenë të vëmendshëm dhe të monitorojnë sjelljet e fëmijëve që nga mosha 6 muajsh, për të kapur në kohë shenjat e para. Diagnostikimi dhe nisja e terapive në mosha të hershme do të ndihmonte në zhvillimin e fëmijës. Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trajtimi i fëmijëve me autizëm, specialistët apel prindërve: Mos neglizhoni shenjat
- Dita Botërore e Autizmit, historia e nënës me kancer dhe fëmijën me spektrin autik
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë