Zbardhet kontrata e lobimit të PD me bashkëpunëtorët e Trump, në total shkon 6 mln $

26 Prill 2025 | 21:27

PD ka firmosur një kontratë lobimi në SHBA me kompaninë Continental Strategy. Shuma e paguar si parapagim për 3 muaj është në shifrën 250 mije dollarë. Continental Strategy është e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategjitë politike.

Marrëveshja është firmosur më 4 prill 2025 nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe Carlos Trujillo, ish-këshilltar i Presidentit Trump dhe themelues i kompanisë. Kontrata parashikon pagesë mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë dyvjeçare. Pra në total për 24 muaj Partia Demokratike do të paguajë 6 milionë dollarë. Garantuesi financiar i kësaj marrëveshjeje është Nuredin Seci, shqiptaro-amerikan nga Tropoja, që jeton në New York.

Sipas dokumenteve, Continental Strategy do të ndihmojë PD-në në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, promovimin e kauzave si lufta kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në interes të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, si dhe do të angazhohet në çështje strategjike ligjore në emër të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë

Kompania pajtohet të ofrojë shërbime lidhje me qeverinë për Klientin në lidhje me fushën e mëposhtme të shërbimeve:

  • Ndërmarrja e marrëdhënieve me palët kyçe të interesuara në degën ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
  • Të ofrojë mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
  • Duke përdorur përvojë të gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, avokatinë të politikave, shërbime ligjore dhe angazhimin e palëve të interesuara në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Pas nënshkrimit të kontratës PD ka vendosur kontakte me shefin e stafit të senatorit Marco Rubio, një nga figurat kryesore të politikës së jashtme amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026