Liverpooli i Slot kampion i Anglisë 4 javë para fundit, barazon rekordin e United
Liverpool përmbysi 5-1 Tottenham-in dhe siguroi titullin e 20-të kampion, duke barazuar rivalët e Manchester United.
Djemve të Arne Slot u mjaftonte vetëm një pikë për t’u shpallur matematikisht kampion dhe për të siguruar titullin në Premier League.
Katër javë nga fundi i sezonit, Liverpool e pa veten në disavantazh pas 12 minutave lojë me golin e Dominic Solanke, por përmbysi rezultatin me Luis Díaz, Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo, duke e mbyllur pjesën e parë 3-1.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Mohamed Salah shënoi golin e katërt dhe u bë golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Premier League, me 185 gola.
Autogoli i Destiny Udogie vulosi sfidën në shifrat 5-1.
Kështu, Liverpool feston me tifozët një titull të merituar për shkak të dominimit gjatë gjithë sezonit.
Me këtë sukses, të kuqtë kanë 82 pikë, duke lënë pas Arsenal-in me 67 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit.
Sukses i madh edhe për trajnerin Arne Slot, i cili në sezonin e tij të parë me Liverpool fiton trofeun, duke bërë të “harrohet” një emër si Jürgen Klopp.
Tifozët festuan si të çmendur në tribuna, duke kënduar, valëvitur flamujt dhe ndezur flakadanë.
Lojtarët u përqafuan me njëri-tjetrin, ndërsa në fushë iu bashkua edhe trajneri i tyre që festoi nën ritmin e këngës “Freed from Desire”.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta