“Kemi komunikime periodike me SPAK” – Celibashi flet takimit me ambasadorin e BE

2 Maj 2025 | 11:17

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për gazetarët pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato në ambientet e KQZ.

Celibashi tha se takimi ishte informues në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se gjatë kësaj jave KQZ ka pasur komunikime periodike me Prokurorinë e Posaçme për problematika të ndryshme dhe denoncime.

“Takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. Me siguri do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë tona për të pasur zgjedhje me integritet.

Këtë javë kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar”, tha Celibashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026