Putin apo Zelenski? Ish-ambasadori tregon se nga kush po zgjatet lufta në Ukrainë
Konfliktet e fundit në Rusi dhe Ukrainë sa vijnë e tensionohen pavarësisht hapave që ndërmerren për biseda dhe negociata në mënyrë që të ketë një armëpushim.
Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, thekson se Federata ruse është ajo e cila po zgjat më shumë luftën me Ukrainën. Ai shprehet se kjo është qartazi e dukshme nga reagimet apo sjellja e Putin për të pranuar dhe vepruar një armëpushim.
“Tashmë ky lloj konflikti ka hyrë në vitin e katërt, konflikti i parë i hapur në masa të tilla pas Luftës së Dytë Botërore me humbje masive. Me ardhjen e administratës së re të Trump në SHBA, në bazë të angazhimeve të tyre pritej një armëpushim i situatës, pra me ndërmjetësimin e SHBA-së, të vendosej një armëpushim në këtë front lufte.
Pavarësisht angazhimeve të Trump gjatë fushatës së tij, i cili deklaroi se brenda 24 orësh do e mbyllte këtë luftë, mesa duket nuk po ndodh një gjë e tillë. Mendoj se administrata e re e Trump po sheh se problematikë mbetet Federata Ruse. Ukraina tashmë e ka pranuar planin e paqes së SHBA-ve, madje pa asnjëlloj kushtëzimi. Ndërkohë që Rusia jo vetëm që se ka pranuar, por nuk vepron dhe nuk merr hapa konkretë”, tha ish-ambasadori.
Sa i përket mundësisë që Trump të largohet në një farë mënyre nga negociatat për paqe, Sokol Gjoka nënvizon se si fuqia më e madhe në botë, duhet të kontribojnë në ruajtjen e paqes.
Administrata Trump po kërcënon me largim nga negociatat. Janë një faktor shumë i rëndësishëm ndërkombëtar që kanë kontribute të pashlyeshme në ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Janë fuqia më e madhe botërorë dhe duhet ta luajnë këtë rol”, tha ish-ambasadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën