Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës

3 Maj 2025 | 21:57

Pas Altin Qorit dhe Lulzim Bashës, këtë të shtunë, në studion e emisionit “Review”, ishte i ftuar edhe një nga përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani.

Ai theksoi se prioriteti kryesor i këtij koalicioni është që Shqipëria të bëhet një vend për të ardhmen e fëmijëve, pasi qeverisjet e PD dhe PS kanë shpopulluar vendin. Shabani gjithashtu deklaroi se synohet të ngrihet një tribunal për pronën, i ngjashëm me SPAK-un.

Në lidhje me numrin e votave dhe mandateve, ai tha se synimi i koalicionit është që as Rama, as Berisha të mos arrijnë të fitojnë 70 mandate.

“E rëndësishme është të nxjerrim jashtë sa më shumë pleq të politikës dhe besoj se Rama nuk do t’i marrë 70 mandate. Unë do doja të qeverisim që nesër dhe jemi gati të qeverisim që nesër, por nëse shifrat e sondazheve janë të afërta, do të thotë që Rama nuk formon dot qeveri, do të thotë që Berisha nuk formon dot qeveri, që do të thotë 15 përqind janë 300 mijë vota dhe do të thotë 300 mijë njerëz që besojnë se Shqipëria ka nevojë t’i japë fund tranzicionit politik”, tha Shabani.

Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, Berishën dhe Ilir Metën, duke shtuar se çdo i ri, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni dhe për të transformuar Shqipërinë.

“Nuk do bashkojmë vota me Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Këta janë jashtë këtij ekuacioni ashtu si dhe ish-ministrat e tyre. Çdo i ri, e re, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni për të transformuar Shqipërinë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026