Dita Botërore e Astmës, rastet rriten me 50% në 10 vitet e fundit

6 Maj 2025 | 16:32

Astma bronkiale dhe alergjitë po shtojnë çdo ditë e më shumë persona në radhët e tyre. Në ditën botërore të astmës, e cila është një sëmundje kronikë me impakt të madh social, mjekët thonë se shifrat janë rritur me 50% në një dekadë.

“Një në katër fëmijë vuajnë nga sëmundjet alergjike. Ka një rritje të incidencës me 50% në 10 vite, pra çdo dekadë rritet me 50%”, tha Mehmet Hoxha shef i shërbimit të alergologjisë në QSUT.

Faktorët që çojnë në shfaqjen e astmës janë disa por, ndotja e mjedisit duket se është shkaku kryesor.

“Ndikon mënyra e ushqyerjes, mënyra e rritjes, ambienti ku rriten fëmijët dhe ndotja atmosferike”,-tha Mehmet Hoxha shef i shërbimit të alergologjisë QSUT.

Rreth 300 milion persona në mbarë botën vuajnë nga astma bronkiale, ndërsa mbi 450 mijë persona në vit humbasin jetën prej saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj raportimeve të mediave ndërkombëtare, mes tyre edhe CNN, lidhur me protestat e ditëve të fundit...
20:24 | 06/06/2026

Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta...
20:01 | 06/06/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka udhëtuar në Francë së bashku me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, në kuadër të ceremonive për 82-vjetorin...
19:28 | 06/06/2026