Ekskluzive| Kardinali shqiptar Ernest Troshani mesazh për zgjedhjen e Papës së ri
Kardinali shqiptar Ernest Troshani ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi emocionet e zgjedhjes së Papës së ri, Leonit XIV, në krye të Vatikanit.
Troshani u shpreh se besimtarët katolikë dhe mbarë bota kanë tashmë një Papë të ri të fuqishëm, 69-vjeçar, të cilin e cilësoi si “mëkëmbës të Krishtit”.
“Papa është mëkëmbës i Krishtit. Votuam për zgjedhjen e një Pape të ri, të fuqishëm, 69-vjeçar, që është kardinali i Çikagos. Ky ka pasur edhe gjatë kohës së Papa Françeskut detyra të rëndësishme dhe është i njohur në mbarë botën. Është i pari Papë nga komuniteti amerikan,” tha Troshani.
Ai theksoi se zgjedhja e Papës së ri është një gëzim i madh për të gjithë katolikët, pasi me të, “Krishti gjen drejtuesin, udhëheqësin, shpresën dhe mbi të gjitha fuqinë e të Ngjallurit”.
Kardinali shqiptar vlerësoi gjithashtu kontributin e Papa Françeskut në mbështetje të shqiptarëve dhe u shpreh i bindur se Papa i ri do t’i sjellë botës paqen e shumëdëshiruar.
“Papa Françesku, e keni parë vetë, që ka qenë me dëshirën më të madhe për shqiptarët. E pamë që para pesë muajsh, kur ishim bashkë, brohoriti: ‘Rroftë populli shqiptar, rroftë Shqipëria’. Papa Leoni XIV do t’i sjellë botës atë paqe të dëshirueshme për të pajtuar zemrat e njerëzve”, tha Troshani.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij