Kampionia e Botës në Peshëngritje tregon emocionet e garës në Botërorin e Perusë

9 Maj 2025 | 19:29

Gjatë një lidhje live në emisionin “People” në Euronews Albania, kampionia e trefishtë në peshëngritje, Enkileda Carja, foli për suksesin e saj të fundit, ku u shpall kampione bote në Lima të Perusë, duke ngritur flamurin shqiptar në majat më të larta të sportit ndërkombëtar.

Carja u shpreh se ndihet shumë mirë për rezultatin e arritur dhe ndau emocionet e përjetuara gjatë garës.

“Ndihem shumë mirë për rezultatin në Botëror. Normalisht, kisha emocione, konkurrenca ishte e fortë, por kur stërvitesh fort, ia del. Kam ngritur 98 kg në shkëputje dhe 115 kg në shtytje,” tha ajo.

Ajo shtoi se stërvitet gjashtë herë në javë, çdo ditë nga tre orë, dhe përpiqet të balancojë sportin me studimet.

Trajnerja e saj theksoi se Enkileda është e qetë në intervista, por e ashpër dhe e përqendruar në garë. Sipas saj, Carja ka tetë vite që stërvitet në mënyrë të rregullt, ndërsa për kampionatin botëror është përgatitur për një vit me një program stërvitor të rreptë.

“Enkileda është një shembull i vullnetit të hekurt. Me disiplinë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ajo arriti këtë sukses të madh,” u shpreh trajnerja.

Kujtojmë se ky është suksesi i parë historik për Shqipërinë në nivel të rinjsh në një kampionat botëror peshëngritjeje, duke futur Enkileda Carjën në historinë e këtij sporti për vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026